Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.
Ai ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete teksa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 21:00 ka ndodhur aksidenti, në të cilën janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar katër persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”