Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka njoftuar se sot do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.
Sot në Kukës vaksinohen me vaksina anti-COVID mjekët kosovarë, vaksina këto që janë donacion nga Shqipëria.
Vaksinimin e mjekëve kosovarë në Shqipëri e ka bërë të ditur edhe kreu i FSHSK-së, Blerim Syla.
FSSHK ka falënderuar kryeministrin Rama, stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë, si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani për angazhimin në sigurimin e këtyre vaksinave., shkruan Gazeta Metro
Kujtojmë që në Kosovë ende nuk kanë ardhur vaksinat antiCOVID