Gjykata Themelore në Pejë nuk ka shpallur aktgjykimin për rastin ku Shaban Gogaj po akuzohet nga Prokuroria e Pejës për vrasjen e tani të ndjerit Agonis Tetaj, në shtatorin e vitit 2018, në kompaninë “Gogaj Ag”.
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, ka thënë se Gjykata ka marrë vendim që të shtyhet seanca gjyqësore deri më 21 prill 2021, ku mund të sjellen provat e reja deri në këtë date, shkruan IndeksOnline.
Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë më 12 qershor 2019, e të ricilësuar më 16 mars 2021, e akuzon të pandehurin Shaban Gogaj se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:05:31, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, në kompaninë “Gogaj Ag”, nga pakujdesia i pandehuri Gogaj, e privon të ndjerin nga jeta, Agonis Tetaj.