Ndaj presidentit serb ka reaguar edhe Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko i cili tha se Vuçiq me gjestin e tij ka treguar se Serbisë i pëlqen papajtueshmëria, përcjellë InLajmi.
Pandeli Majko ka thënë se Serbia ka nënshkruar një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar paqen në rajon, por me pubilikimin e fotografisë nga ana e Vuçiq, Serbia është treguar jo serioze në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Postimi i plotë i tij:
Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vucic, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.
Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në mardhëniet ndërkombëtare.
Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram! /InLajmi/

















