Finlanda është bërë vendi i fundit skandinav që e ka pezulluar procesin e vaksinimit me AstraZeneca.
Ky veprim i shtetit skandinav vjen pavarësisht përfundimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) se vaksina në fjalë është e “sigurt dhe efektive”, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Autoritetet e sistemit shëndetësor në këtë vend kanë bërë të ditur se dy personave u janë shfaqur mpiksje të gjakut pas vaksinimit.
Kujtojmë se janë edhe dhjetëra vende tjera evropiane që e kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine për shkak të raportimeve që kanë të bëjnë me mpiksjen e gjakut.
Italia, Gjermania dhe Spanja kanë thënë se do ta rinisin procesin e vaksinimit pas konfirmimit të EMA.
Ndërsa Norvegjia, Suedia dhe Danimarka kanë thënë se nuk do ta heqin pezullimin.