Të premten është mbajtur mbledhja e rradhës e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë, raporton InLajmi.
Pas këtij takimi Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se në 2 javët e fundit janë raportuar 7990 raste të reja positive me koronavirus. Zemaj shtoi se Kosova është angazhuar për të rritur numrin e testimeve në vend.
“Edhe ky takim është pak më ndryshe për shkak të zhvillimeve të reja. Në dy javët e fundit janë raportuar 7990 raste pozitive. Angazhimi për testime ka qenë edhe zotim që Kosova do të arrij numër rekord të testimeve”-tha Zemaj.
Zemaj tha se bashkëpunimi i mirë me Ministrinë e Arsimit dhe me kryetarët e komunave ka dhënë rezultate të mira me ç’rast kemi arritur të mbajmë aktiv sistemin e arsimit.
“Ky bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit me kryetarët e komunave ka dhënë rezultatet e veta e kemi mbajtur arsimin aktiv. Tash në këtë fazën tjetër kemi arritur të bëjmë 7000 testime. 31 % e nxënësve kanë rezultuar pozitiv”
“Ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve ku përqindja është stabile por edhe shqetësuese rastet spitalore. Pavarësisht të gjithave përkushtimi nuk duhet të bie” /InLajmi/