Dhuna në familje dhe vrasjet e grave janë bërë të shpeshta në Kosovë, raporton InLajmi.
Pikërishtë sonte me një manifestim të heshtur është përkujtuar Sebahate Morinën ku u vra në mënyrë barbare nga ish-bashkëshorti i saj më 14 mars të këtij viti.
Qytetarët kanë vendosur qirinj si dhe kanë mbajtur një minutë heshtje në kujtim të Sebahatës dhe të gjitha grave të vrara si pasojë e dhunës në familje.
Grupi i aktivisteve që kanë organizuar këtë manifestim përmes një njoftimi publik kanë deklaruar se organizimi ka për qëllim të kërkojë llogaridhënie nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit dhe Qeveria e Kosovës që si zinxhir institucional siç thuhet në njoftim po dështojnë t’i mbrojnë gratë nga pandemia e femicidit në shoqërinë tonë. /InLajmi/