Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin gjatë ditës së enjte ka zhvilluar disa takime me krerët e partive politike në vend. Artan Grubin së fundi u takua me kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku, raporton InLajmi.
Pas përfundimit të takimit të tyre në një prononcim për media Abdixhiku ka folur edhe për çështjen e formimit të institucioneve duke thënë se nuk kanë për synim që të shkojnë në zgjedhje të reja.
Abdixhikun vendimin nëse do të votojnë formimin e institucioneve të reja tha se do ta bëjnë të ditur pas konsolidimit të kryesisë së partisë.
“Këtë çështje dhe këtë pyetje duhet trajtuar më kohë, nesër kemi takimin me palët. Të shtunën kemi konsolidimin e kryesisë dhe aty do të marrim vendimin. Ajo çfarë ne synojmë është të shmangim zgjedhjet, të formojmë institucionet demokratike”, tha ai. /InLajmi/