Nga sot qytetarët e Republikës së Kosovës do të hasin në vështirësi për të udhëtuar me transport publik në vend. Kjo pasi që, me vendim të Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve nuk do të ketë transport publik në trafikun urban-periferik dhe ndër urban në gjithë vendin në shenjë proteste për mosrealizimin e kërkesave nga Qeveria në detyrë.
Mirëpo, Trafiku Urban në Prishtinë nuk iu ka përgjigjur kësaj thirrjeje.
Lulzim Rexhepaj, kryeshef ekzekutiv i Trafikut Urban në Prishtinë, për IndeksOnline ka thënë se do të punojnë në mënyrë të rregullt pasi nuk janë pjesë e Shoqatës.
“Ne nuk jemi pjesë e grevës, pasi nuk jemi fare pjesë e shoqatës, jemi ndërmarrje komunale dhe i përgjigjemi komunës, ne punojmë normalisht”, tha ai.