Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor Ruzhdi Kurtishaj, në një prononicim për Gazetën InLajmi tha se transporti ndërurban është në protestë dhe nuk do të ketë asnjë shërbim të linjave transportuese të udhëtarëve deri në rezalizimin marrëveshjes së nënshkruar nga kjo shoqatë dhe Qeveria e Kosovës, shkruan InLajmi.
“Transporti ndërurban është në protestë dhe se nuk do të ketë shërbime transportuese deri në realizimin e marrëveshjës së nënshkruar në mes të Shoqatës së Transportit dhe Ministrisë përkatësisht Qeverisë”
Lidhur me kërkesën e kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti që të fillojë shërbimi i transportit për udhëtarë Kurtishaj tha se nuk do ti binden kësaj kërkese.
“ Me keqardhje e themi se nuk do t’i bindemi asnjë kërkese përveç asaj që është e nënshkruar dhe realisht kemi një mungesë të vullnetit politik që të realizohet marrëveshja e nënshkruar”
Kurtishaj tha se Transporti është njëra ndër kategoritë më të prekura nga pandemia dhe nuk janë fare përfitues të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike prandaj sipas Kurtishajt kjo shoqatë po kërkon përkrahje duke i subvencionuar./InLajmi/