Nicholas Abbott , Ambasador i Britanisë në Kosovë të mërkurën ka vizituar kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjellë InLajmi.
Abbott bëri të ditur se kafën e mëngjesit e ka pirë së bashku me Lumir Abdixhikun.

Ai tha se diskutuan për planet e Abdixhikut, për të ardhmen e LDK-së dhe për rolin krontruktiv të opozitës që presin ta kenë.
“Unë i ofrova Lumirit urimet e mia gjatë kafes këtë mëngjes dhe dëgjova për planet e tij për të ardhmen e LDK-së dhe rolin konstruktiv të opozitës që ata presin të luajnë”, shkroi ai. /InLajmi/