Akademia e Shkencave të mërkurën ka publikuar leksikonin me 3 vëllime për vendbanimet në Kosovë: “Tabloja zike-hapësinore, demograke dhe funksionale”, raporton InLajmi.
Profesoresha, Justina Shiroka-Pula, tha që akademik Hivzi Islami me këtë vepër ka angazhuar një numër të madh profesionistësh dhe ky leksikon është një vepër kapitale me vlerë shumë të madhe e shkencore.
“Akademik Hivzi Islami me këtë vepër ka angazhuar një numër të madh profesionistësh, gjeografë e ekspertë dhe prandaj dhe ky leksikon është një vepër kapitale me vlerë të madhe shkencore”.
Ndërkaq recensenti i këtij libri Anton Berishaj, tha se ky projekt ka përfshirë figura të shquara historike.
“Akademia e Shkencave ka publikuar një projekt i cili është i përfshirë nga shumë figura historike të shquara, në këtë projekt ka hulumtim që nxjerr të dhënat të detajizuara”,tha Berisha.
Ai shtoi se të dhënat në këtë punim janë sistemuar dhe janë realizuar në tërësi.
“Popullarizimi i punimeve shkencore të këtyre vendbanimeve në këtë leksikon objektivat e ideatorëve janë realizuar në tersi”,
Autori i këtij leksikoni, Hivzi Islami gjatë këtij përurimi tha se këto vëllim përfshijnë shumë vendbanime urbane dhe rurale
“Doli në dritë botimi i 3 vëllimeve, edhe më sot këto vëllime përmbajnë në vete vendbanimet urbane dhe rurale të Kosovës, vëllime që janë me shumë faqe dhe me shumë vendbanime”,tha Islami.
Vëllimi i parë përfshin 13 qendra urbane; vëllimi i dytë përfshin 737 vendbanime rurale dhe vëllimi i tretë 694 vendbanime rurale. /InLajmi/