Rezultati i ultë zgjedhor i 14 shkurtit ishte temë diskutimi përgjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues në PDK, raporton InLajmi.
Këtë e bëri u.d i kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj, ku tha se është duke u analizuar rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Unë kam insistuar që të deklarohen, është në detyrën e Këshillit që të merr vendim. Deri më tani ka pasur 2-3 debate por jo diçka përmbajtësore. Ajo çfarë kam bërë është që vendimmarrjen e kam sjell në kryesi. Kauza e tyre është se çka duhet të bëjë PDK-ja që të ndryshoj dhe të reformohet”
Hoxhaj tha se sa i përket çështjes së votimit të Vjosa Osmanitpër presidente do të vendos këshilli./InLajmi/