Të hënën në mbrëmje në fshatin Saraishtë, komuna e Ferizajit është raportuar për një aksident trafiku në mes një veture dhe trenit, përcjellë InLajmi.
Në këtë aksident raportohet se përveç dëmeve materiale, vozitësi i veturës ka pësuar edhe lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Saraishtë, Ferizaj 15.03.2021, 20:42. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një treni ku si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. /InLajmi/