Luljeta Aliu, analiste politike në vend është kërcënuar publikisht nga një person në rrjetin social Facebook, përcjellë InLajmi.
Aliu në një postim të saj mori një koment kërcënues: “Përnime lyp plumb në ballë edhe pak është!”.
Ajo kërcënimin e ka shpërndarë edhe në rrjete sociale duke thënë se shumica e prokurorëve mendojnë si komentuesi dhe nuk e arrestojnë personin që e ka kanosur.
“Po kush, cili prokuror del e arreston këtë tip, që publikisht më kërcënon me jetë e që iu bën thirrje neandertalëve tjerë? Asnjë. Sepse kështu mendojnë shumica e burrave, si ky”, shkroi Aliu në Facebook.
Analistja politike ndër të tjera është shprehur se për njerëz si këta gruaja nuk guxon me braktisë burrin, edhe pse ai është i dhunshëm, mashtures dhe tradhëtar.
Postimi i plotë i saj:
Qe neandertalat si duken. Per keta, gruja nuk guxon me braktise burrin, edhe pse ai eshte i dhunshem, mashtrues, rrenc, tradhëtar. Për këta, ajo duhet me nejte e me duru e mos me kallxu qe ai si tinzak që është, sillet si njeri shumë i mirë e modern, e brenda 4 mureve të torturon emocionalisht e psiqikisht e fizikisht. E i korrupton polici e prokurori e gjyqësor, sepse lehtë korruptohen, janë kështu shumica si këta, primitivë. Po kush, cili prokuror del e arreston këtë tip, që publikisht më kërcënon me jetë e që ju bën thirrje neandertalëve tjerë? Asnjë. Sepse kështu mendojnë shumica e burrave, si ky. E ky tjetri, që as shqip nuk din me shkru, ta shan demokracinë, sepse ua lejoi grave me ju ba ballë njerëzve primitivë si këta. /InLajmi/