Situata politike në Kosovë dhe zvarritja për krijimin e qeverisë së re i ka rënë në sy edhe ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përcjellë InLajmi.
Jorn Rohde, përmes një postimi në Twitter ka thënë se paqëndrueshmëria politike duhet të përfundojë sa më shpejt.
Ai ka thënë se njerëzit e Kosovës meritojnë stabilitet dhe se gjëja e fundit që i duhet Kosovës këto kohë është nje proces tjetër zgjedhor.
Postimi i plotë i tij:
Mendimi im: paqëndrueshmëria e zgjatur politike duhet të marrë fund – Kosova dhe njerëzit e saj meritojnë stabilitet tani! Një proces i ri zgjedhor do të ishte gjëja e fundit që Kosovës i duhet tani. /InLajmi/