Avokati Arianit Koci duke falenderuar të gjithë ata që ndihmuan dhe ofruan gjak ka njoftuar se është gjetur plazma e gjakut për aktorin Luan Jaha, përcjellë InLajmi.
Koci u shpreh se me solidaritet, i tejkalojmë më lehtë pasojat e Covid-19.
Ai ka thënë se kushdo që ka nevojë për gjak 0 pozitiv është në gjendje gadishmërie për të ndihmuar aq sa lejojnë mjekët.
Postimi i plotë i tij:
Faleminderit të gjithëve që e treguan vullnetin e mirë dhe ofruan gjak.
Kryem punë!
Me solidaritet, i tejkalojmë më lehtë pasojat e Covid 19.
Sidoqoftë, oferta ime mbetët: kushdo që ka nevojë për gjak 0 pozitiv, jam në dispozicion, aq sa ma lejojnë mjekët.
Covid 19 e kam kaluar. Nuk e di mometalisht sa kam antitrupa. /InLajmi/