Gjatë ditës së djeshme, rreth mesdites, në një banesë në Gjilan është gjetur një trup i pajetë, përcjellë InLajmi.
Lajmin për gjetjen e viktimës e ka bërë të ditur Policia e Gjilanit, përcjellë InLajmi.
Në vendngjarje kanë dalë njësiti policor dhe emergjenca, ku edhe kanë konstatuar vdekjen e tij.
Në raportin e policisë thuhet se viktima është mashkull dhe është shtetas i huaj.
Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Njoftimi i plotë i policisë:
Gjilan 15.03.2021 -11:20. Është raportuar se në një banesë është viktima mashkull shtetas i huaj pa shenja jete . Në vend ngjarje kanë dalur prokurori ,njësiti policor dhe emergjenca ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./InLajmi/