Sipas organizates “ Ta pastrojm Kosovën” Gjatë muajve janar dhe shkurt të vitit 2021 janë shqiptuar vetëm 6 gjoba për shkelësit e mjedisit, përcjell InLajmi.
Ta pastrojm Kosovën organizat kjo e cila monitoroi vullnetarisht procesin e shqiptimit të gjobave për shkelësit e mjedisit në 26 komuna.
Let’s do it-Ta pastrojm Kosovën kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunimin e të gjitha komunave, shkruan në statusin e tyre në facebook.
Postimi i plotë:
Gjatë muajve JANAR dhe SHKURT 2021, janë shqiptuar vetëm 6 gjoba mandatore për shkelësit e mjedisit, në bazë të Udhëzimit Administrativ, nr. 06/2018, për Ndëshkime me Gjoba Mandatore.
Pjesë e këtij raporti janë 26 komuna.
Ta Pastrojmë Kosovën e monitoron vullnetarisht Udhëzimin në fjalë andaj kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjitha komunave në këtë proces.
Së bashku mund ta bëjmë vendin tonë më të mirë për të jetuar! /InLajim/