Policia e Kosovës ka raportuar se ka ndërruar jetë viktima femër kosovare pas një aksidenti trafiku me datë 03.03.2021 në rrugën Mejdani i Shkodrës, Prizren, përcjellë InLajmi.
E ndjera nuk arriti t’i mbijetoj lëndimeve të rënda dhe si pasojë të dielën ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i saj me vendim të prokurorit është dërguar në obduksion.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Rr. Mejdani i Shkodrës, Prizren, -03.03.2021-13:40. Raportohet se me datë 14.03.2021 në QKUK –Prishtinë si pasojë e lëndimeve të rënda, ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion. /InLajmi/