Komuna e Mitrovicës ka njoftuar të gjithë banorët rezidentë se ka filluar faza e 2-të e aplikimit për mbështetje financiare prej 50 euro për të infektuarit me koronavirus të cilët janë pjesë e listës së IKSHPK-së, përcjellë InLajmi.
Në këtë njoftim thuhet se aplikimi është i hapur në afat të pacaktuar duke thënë se qytetarët që janë aktualisht të infektuar me Covid-19 duhet të respektojnë periudhën e izolimit prej 14 ditësh dhe pasi të pranojnë konfirmimin si të shëruar, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të aplikuar për mbështetje.
Postimi i plotë i Komunës së Mitrovicës:
Njoftim nga Drejtoria e Shëndetësisë
Komuna e Mitrovicës njofton të gjithë qytetarët rezidentë të komunës së Mitrovicës se ka filluar faza e 2-të e aplikimit për mbështetje financiare prej 50 euro për të gjithë të infektuarit me virusin Covid-19 të cilët janë pjesë e listës së IKSHP-së.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata qytetarë të cilët janë kontaktuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si të shëruar.
Aplikimi është i hapur në afat të pacaktuar andaj lusim të gjithë qytetarët të cilët janë aktualisht pozitiv me virusin Covid-19 të respektojnë periudhën e izolimit prej 14 ditësh dhe pasi të pranojnë konfirmimin si të shëruar, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të aplikuar për mbështetje financiare. /InLajmi/