Këngëtari i mirënjohur i estrades shqiptare ka realizuar videoklipin më të ri me titullin “Kush ta ndien ty aromën”, shkruan InLajmi.
Alban Skenderaj është njëri ndër këngëtarët e rrallë i cili i shkruan vetë tekstet e këngëve të tij, edhe tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vetë ai.
Alban Skenderaj njihet për baladat kushtuar dashurisë, edhe kjo këngë përmban një tematikë mjaftë tërheqëse dhe të thellë.
Ndër të tjera ai cilësohet si një nga këngëtarët më të suksesshëm të estradës sonë. /InLajmi/