Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje së bashku me Vjosa Osmani , kandidaten për presidente kanë pritur të hënën në takim u.d e kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj me të cilin biseduan rreth formimit të qeverisë së re, raporton InLajmi.
Në këtë takim mori pjesë edhe sekretari i PDK-së Uran Ismaili. Një takim i tillë pritet të zhvillohet edhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj në ora 13:30, ndërsa Kryetari i ri i zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk është shprehur i gatshëm që të zhvilloj një takim të tillë që në ditën e parë të punës së tij.
Ai ka bërë të ditur se një takim me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin mund ta zhvilloj të premten . /InLajmi/