Enevr Hoxhaj ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së ka paraqitur 10 kerkesa për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmani, raporton InLajmi.
Në bazë të këtyre kërkesave PDK-ja do ta ndërtoj qëndrimin e tyre në mbështetjen e formimit të qeverisë.
Hoxha ka thënë se “Ishte një takim pas kërkesës sonë që duhet diskutim mes pozitës dhe opozitës për formimin e institucioneve. Ne ishim parimor dhe konstruktiv në takim. Për zgjedhjen e Presidentit para se të flitet për personin duhet të diskutohet për parime që duhet të ketë presidenti. Ne kemi nevojë për unitet”.
Ai në konferencë për media tha se në takim është biseduar edhe për politiken e Jashtme. Sepse gjatë Qeverisë Hoti është suspenduar politika e jashtme duke hequr dorë nga anëtarësimi në organizatat ndërkobtare.
“Kemi kërkuar qartësi polike sa i përket politikës së Jashtme. Sjellja jon në raport me formimin e institucioneve të reja varet prej 10 qëndrimeve të cilat i kemi ngritur në takim” tha ai.
Sipas Hoxhaj në takim kishte edhe tema tjera të cilat u diskutuan, disa nga ato janë: Rishikimi i vijës kufitare me Malin e Zi, respektimi i marrëveshjes së Washingtonit , çështja e Minishengenin Ballkanik, dhe shumë tema të tjera.
“Së pari sa herë ka pasur zgjedhje të presidentit institucionet e Kosovës janë sulmuar dhe është goditur edhe vet ndërtesa e Kuvendit. Ne kemi pyetur Kurtin a distancohet ndaj një dhunë të tillë . Së dyti dialogu që në të kaluarën Kurti e Osmani kanë thënë se pa kërkuar falje Serbia e pa u gjetur të pagjeturit nuk ulen në tavolinë. Së treti çështja e Asociacionit” tha ai. /InLajmi/