Është shtrirë në të gjithë vendin vaksinimi i mësuesve, edukatorëve dhe pedagogëve. Ata po marrin dozat e para AstraZeneca që kanë mbërritur në Shqipëri përmes mekanizimit Covax.
Të premten mbërritën 38.400 mijë doza nga kjo vaksinë. Disa shkolla në vend janë kthyer në qendra vaksinimi. Të parët që e morën dozën ishin 250 mësues të 6 shkollave në Tiranë, shkruan TvKlan.
Deri tani janë kryer gati 25 mijë vaksinime për mjekët, infermierët, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe mësuesit. Janë mbi 71 mijë doza vaksinash Pfizer dhe AstraZeneca që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri.