Është aprovuar vendimi nga kabineti qeveritarë për alokimin e mjeteve për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës, përcjellë InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i drejtësisë Selim Selimi përmesë postimit të tij në rrjetin social në facebook gjatë pandemisë Shërbimi Korrektues i Kosovës ka punuar me kapacitete të plota ku ka treguar rezultat pozitiv në betejen kundër COVID-19.
Ai ndër të tjera falenderoi drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe sindikatën.
“Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë pandemisë” tha ai.
Postimi i plotë i tij:
Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili gjatë pandemisë ka punuar me kapacitete të plota, ka dëshmuar efikasitet dhe sukses në betejën kundër COVID-19 përbrenda institucionit. Meritor aprovimi i vendimit të sotëm nga kabineti qeveritar për alokimin e mjeteve për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë pandemisë. /InLajmi/
