Pas restaurimit, në qytetin e Korçës është hapur sërish Muzeu “Mësonjëtorja e parë shqipe”, përcjellë InLajmi.
Kryministri i Shqipërisë Edi Rama në statusin e tij në facebook u shpreh se Mësonjëtorja e Parë ishte njëra dëshmi e rrënimit të qeverisjes së kaluar.
“Mësonjëtorja e Parë Shqipe ishte një prej mijëra dëshmive të rrënimit që lanë pas ata që duan të rikthehen në 25 prill”
Gjithashtu Rama shtoi se sot muzeu shkëlqen me pranimin e tij në zemrën e Korçës së rilindur.
Përndryshe ky muze u hap me 7 mars 1887 i cili shërbeu si shkolla e parë laike shqipe
Postimi i plotë i tij:
Mësonjëtorja e Parë Shqipe ishte një prej mijëra dëshmive të rrënimit që lanë pas ata që duan të rikthehen në 25 prill
Sot ajo shkëlqen me praninë e saj në zemrën e Korçës së rilindur.
#ShqipëriaeArdhmjaJonë
#SkaKohëPërPushim/ InLajmi