Një vendim i ri i Ministrisë së Shëndetësisë në Turqi do të ndryshon kushtet e hyrjes së qytetarëve të huaj në këtë shtet. Rregullat e reja hyjnë në fuqi nga mesi i muajit Mars 2021, përcjellë InLajmi.
Kosovarët që duan të udhëtojnë drejt Turqisë përmes rrugëve ajrore, nga 15 marsi, janë të obliguar që të plotësojnë një formular brenda 72 orëve para fluturimit.
Njoftimi i Plotë nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll:
“Në përputhje me vendimet e marra nga autoritetet turke, duke filluar nga data 15 mars 2021, çdo person që udhëton për në Republikën e Turqisë përmes rrugëve ajrore është i obliguar që brenda 72 orëve para fluturimit të plotëson formularin për hyrje në Turqi në adresën: “https://register.health.gov.tr/”.”, thuhet në njoftim.
Formulari kërkon të dhënat tuaja personale, përfshirë adresat e kontaktit. /InLajmi/