Pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja, ka reaguar edhe kreu i Levizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai ka thënë se ka fituar referendumi me 50.28% të votave dhe këtë e vlerëson si shans të madh për Kosovën, përcjellë InLajmi.
Kurti po ashtu ka falenderuar të gjithë qytetarët dhe mërgatën për votën, duke thënë se fitorja është e secilit prej tyre.
Postimi i plotë i tij:
Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën.
Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre.
U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush.
Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime! /InLajmi/