Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor të 14 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përcjellë InLajmi.
Diplomati gjerman Rohde ka uruar Vetëvendosjen për atë që e ka cilësuar si fitore historike me më shumë se 50% të votave.
“Mirë që rezultatet e zgjedhjeve janë certifikuar. Urime Lëvizjen Vetevendosje për fitoren historike me më shumë se 50% të votave.”, ka thënë Rohde.
Ai tutje ka thënë se një rezultat i tillë i qartë duhet të dërgojë në formimin e shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, dhe veprime vendimtare për shumë çështje urgjente që Kosova ka përpara.
“Ky rezultat i qartë duhet të dërgojë në një formim të shpejt të Qeverisë dhe zgjedhje të një presidenti, dhe veprime po aq vendimtare për shumë prioritete urgjente të Kosova”, ka përfunduar Rohde. /InLajmi/