Një tërmet 5.3 ballë ka ndodhur në Greqi pak minuta më parë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në vendin tonë, kryesisht në Korçë, Bilisht dhe Tiranë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti në Korçë u ndje me një magnitutë 3.9 të shkallës Rihter, shkruan Dosja.al.
Epiqendra ishte 133 km në juglindje të Bilishtit, ndërsa thellësia e vatrës rezulton të jetë 9 km.