Situata me pandeminë në vendin tonë po keqësohet dita ditës dhe kjo ka bërë që sot të mblidhet komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës, përcjellë InLajmi.
Takimi i komitetit do të mbahet në ora 09:00 në Qeverinë e Kosovës, kështu ka njoftuar Minsitria e Shëndetësisë.
Në takimin ku do të diskutohet për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti./InLajmi/