Policia e Kosovës ka njoftuar se në Burgun e Dubravës janë gjetur dhe më pas janë konfiskuar 6 qese me drogë të llojit marihuanë, përcjellë InLajmi.
Sipas policisë, droga është konfiskuar dhe me konsultim të prokurorit rasti është inicuar dhe vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Burgu i Dubravës, Istog 10.03.2021 – 13:30. Është raportuar se në qendrën korrektuese të burgut në Dubravë oficerët korrektues kishin gjete gjashtë qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë rreth 8 gram. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet./InLajmi/