Hoxha kosovar, Labinot Maliqi e ka kundërshtuar Ramush Haradinajn për t’u bërë president, përcjellë InLajmi.
Ai iu referohet Haradinajt duke thënë se populli i ka treguar në zgjedhjet e fundit sa vlenë në skenën politike.
Sipas hoxhës Haradinaj vazhdimisht ua ka ofenduar besimin popullit kosovar.
“Se kush ke qenë dhe çfarë ke bërë para 20 vjete, e kaluara assesi nuk mund ta amnestoj atë çfarë ke bërë këto 20 vjet”, shkroi ai.
Postimi i plotë i tij:
Ramush, si duket të gjithë e kanë kuptuar përveç teje se, NUK E MERITON TË JESH PRESIDENT! Pra, nuk mund të jesh President i një populli i cili shumë qartë të ka treguar në zgjedhjet e fundit se sa vlenë në skenën politike, dhe poashtu i një komuniteti i cili përbën 95.6% të popullsisë në Kosovë e të cilëve në vazhdimësi ua ke ofenduar besimin. Se kush ke qenë dhe çfarë ke bërë para 20 vjete, e kaluara assesi nuk mund ta amnestoj atë çfarë ke bërë këto 20 vjet./InLajmi/