Gazetari Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit brenda LDK’së pak para zgjedhjeve të brendshme që do të mbahen më 14 mars.
Syla thotë se dy prej kandidatëve po luajnë një lojë politike pasi kanë një “aleancë” mes tyre.
“Quni do ia lëshojë rrugën Abdixhikut në fund”, ka thënë ai.
“Abdixhiku ka bashkëpunim me Soros dhe dihet se i ka puënt mirë me ta. Nuk është frymë tipike e LDK’së. Është socialdemokratë. Po mundohen t’ia bëjnë votat Vjosa Osmanit për presidente dhe pastaj ta bashkëpunojnë. Abdixhiku është një Vjosa 2.0”, thotë ai.
Syla ka thënë se kandidimi i Besian Mustafës ka ndryshuar garën.
“Besian Mustafa ndryshoi lojën”, thotë Syla duke vlerësuar kandidimin e tij.
Tutje Syla thotë se Lutfi Haziri ka përkrahjen e gardës së vjetër dhe votuesve tradicional të LDK’së.