Një ngjarje tronditëse ndodhi gjatë transmetimit live të një emisioni sportiv në kanalin ESPN në Kolumbi.
Teksa ishin live, një ekran gjigant u shkëput prej murit duke rënë mbi kurrizin e njërit prej gazetarëve të ftuar.
Goditja ishte e fortë duke ia përplasur atij kokën në tavolinë, ndërsa moderatori u kap papritur duke mos ditur si të reagojë.
Menjëherë gazetari u dërgua në spital ku po merr shërbimin mjekësor. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Unbelievable
Carlos Orduz of ESPN Colombia was somehow not injured here.pic.twitter.com/FBrJy9hpWm
— Balls.ie (@ballsdotie) March 10, 2021