Republika Çeke ka zhvendosur tërësisht misionin e saj diplomatik në Jerusalem.
Kryeministri çek Andrej Babis përuroi zyrën e re së bashku me Ministrin e Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi, gjatë ditës së sotme, shkruan Jerusalem Post.
Ai sqaroi se ambasada e Çekisë është ende e vendosur në Tel Aviv, por shpjegoi se zyra e re e hapur në Jerusalem do të jetë një degë e asaj ambasade, transmeton Reporteri.
“Ne tani do të kemi një mision të plotë diplomatik këtu në Jerusalem. Ky mision do të merret me shumë çështje, duke filluar nga politika dhe bashkëpunimi ekonomik te agjenda konsullore dhe tema të tjera. Ai do të ketë stafin e tij të përhershëm dhe do të punojë nën udhëheqjen e ambasadës sonë në Tel Aviv”, u shpreh kryeministri çek