Shemsi Jashari, njohës i çështjeve politike thotë se LVV-ja duhet të pajtohet me rinumrimin total të votave, pasi sipas tij ky subjekt politik ka fituar zgjedhjet dhe mbështetjen e madhe popullore mbi kauzën se do të luftojë korrupsionin dhe krimin, përcjellë InLajmi.
Jashari tha se për këtë arsye edhe VV-ja duhet kërkojë të rinumrohen të gjitha votat dhe sipas tij të del në shesh se kush është hajni dhe manipuluesi i votave dhe të njejtit të ndiqen penalisht por edhe të ndëshkohen në të ardhmën nga votuesi.
Postimi i plotë i tij:
Rinumrimi i domosdoshëm
Kauza kryesore me të cilën LVV-ja, ka fituar mbështetje popullore duke fituar bindëshëm në zgjedhje është se do ti luftoj parregullsitë, korrupsionin dhe krimin. Krim më të madh se sa deformimi i vullnetit qytetarë duke vjedhur voten nuk ka.
Prandaj LVV-ja, duhet të kërkoj ose se paku të pajtohet se, duhet të rinumrohen të gjitha votat dhe të del në shesh se kush është hajni dhe manipuluesi i votave dhe të njejtit të ndiqen penalisht por edhe të ndëshkohen në të ardhmën nga votuesi.
Besimi në procesin zgjedhor do të shtonte konkurrencën kualitative në zgjedhjet e ardhshme sepse, shumë intetlektual nuk i hyjnë garës zgjedhore pikërisht nga frika se, kush bëhët deputet vendos QNR e jo votuesi!!
Nëse LVV-ja nuk ka manipuluar me vota, nuk ka pse i frigohet procesit të rinumrimit. Sidomos kur po flasim për parregullsi brenda listave dhe jo mes partive politike çka nuk e ndryshon fituesin e zgjedhjeve. /InLajmi/