Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së kryesisë në një prononcim për media ka falenderuar qytetarët dhe komisionerët për kontributin e tyre në procesin zgjedhor, raporton InLajmi.
Haradinaj, tha para gazetarëve se kriminelët e votës duhet të përfundojnë në burg dhe kërkoi rinumërim të plotë të votave.
“Falënderojmë komisionerët dhe vëzhguesit e shumtë që kanë marrë pjesë në këtë proces zgjedhor. Jemi të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodhur në disa raste nga disa komisionerë ose vëzhgues. Kërkojmë nga organet e rendit, hetuesisë, që kriminelët e votës të përfundojnë në burë, të të gjitha partive. Kërkojmë rinumërim të plotë të votave me prezencë të hetuesisë dhe policisë në mënyrë që të gjendet e vërteta.Ndërtimi i Institucioneve duhet të ndodhë sa më shpejt. Opozitë jemi dhe do të jemi në shërbim të vendit”, deklaroi shefi i AAK-së /InLajmi/