Gjigandi i mediave sociale Facebook në Australi bllokoi të gjitha faqet e mediave pas një mosmarrëveshje me qeverinë mbi pagesat, transmeton InLajmi.
Ligji Australian do të kërkojë që Facebook dhe Google të arrijnë marrëveshje tregtare me media, lidhur me dakordimin e çmimeve.
Facebook tha në deklaratën e tij se ligji i cili pritet të miratohet nga parlamenti brenda ditësh, “keqkupton thelbësisht” marrëdhënien midis vetes dhe botuesve dhe ai u përball me një zgjedhje të zymtë të përputhjes ose ndalimit të përmbajtjes së lajmeve.
Gjiganti i teknologjisë ka thënë se lajmet përbëjnë vetëm 4% të asaj që njerëzit shohin në faqen e saj të internetit, por për australianët roli i Facebook-ut në shpërndarjen e lajmeve po rritet. /InLajmi/