Policia e Kosovës ka njoftuar se 2 femra kanë raportuar se persona të paskuar të armatosur ua kanë vjedhur kuletet dhe telefonat 2 ditë më parë në Prishtinë, përcjellë InLajmi.
Sipas njoftimit të policisë në raportin 24 orësh nuk raportohet për persona të lënduar në këtë rast.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“GRABITJE/Rr. Afrim Loxha, Prishtinë, 09.03.2021 – 11:00. 2 viktimat femra kosovare kanë raportuar se 2 të dyshuar të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës së ftohet, u kanë grabitur telefonat dhe kuletat.
Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e policisë./InLajmi/