Infektologu Izet Sadiku është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vet infektologu Sadiku, i cili tha se emërimi i tij si u.d të drejtorit në këtë Klinikë është bërë gjatë ditës së djeshme (e martë).
“Po jam emëruar ushtrues detyre i drejtori të Klinikës Infektive në QKUK. Emërimi im u bë dje”,tha Sadiku.
Ndërkaq, në krye të Klinikës Infektive për një kohë të shkurt pas dorëheqjes së u.d të drejtoreshës Lindita Ajazaj Berisha, ishte infektologia Sadije Namani.