2 binjakë identikë janë martuar së fundmi me 2 motra identike në një qytezë të Indonezisë, dhe janë bërë të famshëm pasi historia e tyre po ndiqet nga televizionet vendase.
Ellwanda Julianop Hidayat, 20 vjeç u dashurua fillimisht me 19 vjeçaren Rani Nurhaeni, në shkollën e tyre në qytetin Sumedang.
Më pas ata të 2 u bënë shkaku që dhe vëllai i Ellwanda, Ellwindi Junianfi, të njihej me motrën binjake të Rani, 19 vjeçaren Rina Nurhaeni.
Ellwindi thotë se kur ai nisi të shoqërohej me shoqen e tij, ajo kishte ndërruar emrin me të motrën, prandaj ai besonte se emri i të dashurës ishte Rani dhe jo Rina.
Por rrjedhimisht 2 çiftet u martuan në një ceremoni të përbashkët më 27 shkurt, dhe tani jetojnë në të njëjtën shtëpi.
Jetesa së bashku ka nisur të sjellë konfuzion mes 2 çifteve, pasi ata pranojnë se e kanë shumë të vështirë të dallojnë se me cilin nga binjakët apo binjaket po shoqërohen.
Ellwindi tha për mediat lokale: “Nganjëherë ngatërrohemi. Unë dua të flas me Rani por e gjej veten duke folur me Rina.”
Babai i vëllezërve, 51 vjeçari Nopi Hidayat, tregon për tronditjen kur Ellwindi solli për herë të parë të fejuarën në familje.
“Kur e pashë mendova se ishte e dashura e Ellwanda”, tha ai
Çifti është bërë i famshëm në programin vendas ‘Brownis’ me historinë e tyre.
Deri tani asnjë nga çiftet nuk është mërzitur me martesën, madje të katërt kanë shkuar për pushime, bashke me anëtarë të tjerë të familjes.
2 binjakë identikë janë martuar së fundmi me2 motra identike në një qytezë të Indonezisë
Ata janë bërë të famshëm pasi historia e tyre po ndiqet nga televizionet vendase
Ellwanda Julianop Hidayat, 20 vjeç u dashurua fillimisht me 19 vjeçaren Rani Nurhaeni, në shkollën e tyre
Ata të 2 u bënë shkaku që dhe vëllai i Ellwanda, Ellwindi Junianfi, të njihej me motrën binjake të Rani, transmeton Blic
Por rrjedhimisht 2 çiftet u martuan në një ceremoni të përbashkët më 27 shkurt, dhe tani jetojnë në të njëjtën shtëpi.