Një person është gjetur i vdekur në Fushë Kosovë në mesditën e së martës, përcjellë InLajmi.
Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“VDEKJE E DYSHIMTË/ Fushë Kosovë, 09.03.2021 – 12:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./InLajmi/