Reperi i njohur kosovar Fero është një nga emrat më të lakuar të estrades shqiptare, shkruan InLajmi.
Ai jo rrallë herë befason me deklaratat e tij interesante në rrjetet sociale, e këtë herë si duket ai kishte vendosur të publikonte fotografi kur ishte fëmijë.
Në fotografi shohim Feron ku i kishte vënë altoparlantët dhe si duket po dëgjonte muzikë, por kë po e dëgjonte?
Në mbishkrim e fotografisë thuhej: “Pa e ngu 2PAC skom mujt me flejt 1998”
Kujtojmë se reperi tashmë është në pritje të ëmbël bashkë me gruan e tij Arbenita Ismajli/InLajmi/