Bora e madhe ka bërë që gjatë ditës së sotme rrugët të jenë të rrezikëshme për të qarkulluar ngasësit e veturave, përcjellë InLajmi.
Madje kjo gjë që nga orët e hershme të mëngjësit ka shkaktuar edhe disa aksidente në vend.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për InLajmin një aksident trafiku në fshatin Lupç të Podujevës, ku kanë mbetur 3 të lënduar.
“Rreth orës 07:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lupç të Podujevës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. . /InLajmi/