Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është rrëzuar nga lartësia ku ka gjenë duke punuar, përcjellë InLajmi.
Sipas policisë njësitet kanë dalur në vendin e ngjarjes dhë kanë konstatuar vdekjen e tij.
I dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtës për 48 orë.
“Lagja Veternik, Prishtinë 08.03.2021-13:14. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar është rrëzuar nga një lartësi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes është dal edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. I dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtës për 48 orë”, thuhet në njoftim. /InLajmi/