Avokati Tomë Gashi, ka bërë të ditur se tashmë është autorizuar nga familja Katuçi në Shqipëri, për të trajtuar juridikisht çështjen e shtëpisë e cila mori emrin ‘’Shtëpia e verdhë’’.
Ai thotë se kjo po ndodh pas 16 vjetësh, meqë pronarët e kësaj shtëpie, nuk kishin pranuar ndihmë juridike nga Shqipëria apo edhe Kosova lidhur me tentimet që ishin bërë për të njollosur kombin shqiptar, njofton Klan Kosova.
”Kjo është një hetim për një periudhë kohore që ka ndodhur dhe këto janë bërë në Shqipëri, kemi të bëjmë me fshatin Gur, ku është shtëpia e familjes që më ka autorizuar mua”.