Rreth orës 14:30 është marrë informacionin për një person, i cili kishte marrë lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë) në Prishtinë.
I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga informacionet e mbledhura ka identifikuar të dyshuarin e mundshëm dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Indeks Online
Dyshohet se therja ka ndodhur në një shkollë.