Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot ka pritur në takim takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, përcjellë InLajmi
Haradinaj, në këtë takim, e ka falenderuar ambasadoren Jusufi për angazhimin e saj dhe diskutuan për zhvillimet në vend.
Ai shtoi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë bërë shembull i fqinjësisë së mirë dhe aleate në rrugën e përbashkët euroatlantike.
Postimi i plotë i tij:
Kënaqësi të prisja sot në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj.Shpresa Jusufi.
Duke e falënderuar për angazhimin e saj, me ambasadoren diskutuam për zhvillimet në vend, nevojën e krijimit të institucioneve të reja dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë bërë shembull i fqinjësisë së mirë dhe aleate në rrugën e përbashkët euroatlantike. /InLajmi/